Nga Shqipëria / E Hënë 23 Dhjetor 2019, 18:06

Adelina Ismaili mban anën e Arilenës dhe i kthehet Alketës

Këngëtarja e njohur Arilena Ara u shpall fituese e edicionit 58 të ‘Festivalit të Këngës’, me këngën e titulluar ‘Shaj’. Fitorja e saj është pritur nga shumë komente, pozitive por dhe negative, nga njerëz që nuk janë dakort me fitoren e saj. Shumë personazhe të njohur të Showbizit, kanë shprehur hapur mendimin e tyre, disa në mbështetje të Elvanës e disa në mbështetje të Arilenës. Në grupimin e dytë përfshihet këngëtarja e njohur Adelina Ismaili.

Ajo ka reaguar me anë të disa postimeve në Instastory, ku shprehet se Arilena e ka merituar fitoren dhe se do të na përfaqësojë denjësisht në Eurovision.

“Ku është ajo Shqipëria që dikur ka çmuar artin? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They don’t care about us”. E admirova sepse për herë të parë pas kaq shumë kohësh po shihja një shqiptare që shkatërronte skenën dhe mua bashkë me energjinë e saj. Nuk kishte buzë të bëra, nuk buzëqeshte zvarrë. Nuk ishte servile. Nuk i shëtiste gazetarët. Nuk i paguante. As me trup, e as me para, e as me këndim. Arilena ka më shumë suksese ndërkombëtare se sa gjysma e banorëve të Shoëbizit të Kosovës e Shqipërisë bashkë. Është faji jonë nëse nuk e njohim”, shkruan Adelina në një shkrim të titulluar: “Ndaluni për hir të artit!”

Në një story tjetër, ajo i ka drejtuar disa fjalë moderatores Alketa Vejsiu.

“Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshët për gazetarët e rrobaqepsia, jo mafia e politikani, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash. Alketa si femra e parë shqiptare që ka arritur të mbajë mbi supe peshën e dhjetra spektakleve, mbrëmë sikur u struk nga çmenduria e atyre që sponsorët po i shanin me SMS. Nuk u ekzaltua siç u ekzaltova unë. Po, festova! Festova qe nje vajze vetem 21 vjecarë fitoi. Festova qe dukej sikur bebi më i bukur i Rock-ut. Festova që shtrëngon dhëmbët kur këndon pa u merakosur a duket bukur”, është shprehur këngëtarja.