Këngëtarja e njohur Arilena Ara u shpall fituese e edicionit 58 të ‘Festivalit të Këngës’. Pas fitores së saj, moderatorja Alketa Vejsiu reagoi me anë të një postimi në Instagram, ku i kërkonte falje publikisht Elvana Gjatës që nuk mundi t’i jepte dot zë, zërit të publikut si dhe shprehu gjithë vlerësimin për performancën e saj duke e konsideruar ‘Me tana’ si këngën për të cilën ka nevojë Eurovisioni.

Postimi i saj sic duket nuk është pëlqyer nga Arilena, e cila ka vendosur të mos e ndjekë më Alketën në Instagram, ndërsa kjo e fundit e ndjek akoma. Kujtojmë se Arilena ka qenë te ‘Gjeniu i vogël’, te ‘X Factor’, të drejtuar po nga Alketa Vejsiu, nga ku Arilena u njoh për vokalin e saj unik dhe mori famë. Moderatorja e ka mbështetur gjithmonë por mesa duket marrëdhëniet mes tyre janë prishur.


