Nga Shqipëria / E Hënë 23 Dhjetor 2019, 16:04

Pas festës madhështore, Loredana zbulon dhuratat që mori Hana

Ditën e djeshme reperja e njohur Loredana mbajti një festë madhështore për 1 vjetorin e së bijës, Hana.  Ajo kishte menduar çdo gjë deri në detaje. Lokali ishte i mbushur me tollumbace shumëngjyrësh, gjithandej ishin vendosur postera me fytyrën e Hanës, tavolinat mbanin emra të reperëve të njohur, ëmbëlsira me dekorime të ndryshme, me marka të njohura, e shumë zbukurime të tjera të veçanta.

Pas festës, Loredana ka zbuluar dhuratat që kanë ardhur për të bijën. Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shihen një byzylyk floriri me shkronjën H, një varse që mban emrin e vogëlushes dhe një biberon me dorezë të artë. Nuk dihet se kush ia ka bërë këto dhurata, pasi reperja nuk ka zbuluar emra.