Nga Shqipëria / E Hënë 23 Dhjetor 2019, 13:01

Festivali i Këngës: Dalin pikët e plota të jurisë

U shpall mbrëmë fituese e edicionit të 58 të "Festivalit të Këngës", Arilena Ara me këngën "Shaj", shkruar nga Darko Dimitrov dhe Lindon Berisha. 12 këngë kaluan në finale, të zgjedhura nga juria e përbërë prej: Christer Björkman, këngëtar dhe producent suedez, kompozitori grek Dimitris Kontopoulos, kryetari i delegacionit të Islandës Felix Bergsson, muzikologia shqiptare, Mikaela Minga dhe poetja shqiptare Rita Petro. Juria votoi për këngën fituese të Arilena Arës, me një total prej 67 pikësh, pasuar nga vendi i dytë, Elvana Gjata me 64 pikë dhe në vend të tretë, Sara Bajraktari me 50 pikë. "RTSH.al" ka publikuar pikët e plota që juria i ka dhënë konkurrentëve të cilat mund t'i shihni më poshtë.