Arilena Ara me këngën "Shaj" u shpall mbrëmë fituese e "Festivalit të Këngës". Kjo ishte një fitore surprizë duke qenë se prej kohësh përmendej emri i Elvana Gjatës së fituese. Madje Elvana fitoi me 63% të votave në sondazhin e publikuar dy ditë më parë nga "Xing.al", ku votuan më shumë se 5000 veta.

Pas festivalit, disa nga personazhet e njohur të ekranit nuk kanë qenë dakort me fituesin duke shpërthyer në rrjete sociale.
Julka Gramo shkruan: "Energjia vete! Ne nje gare patjeter qe ka vetem nje fitues, qe kete vit shpresoja te ishte ti! Nuk isha e vetmja qe kisha nje deshire te madhe per te pasur nje kenge NDRYSHE dhe per mua ajo ishe ti! Me tha dikush (pasi me ofendoi per deshiren e mesiperme dhe berjen me dije te dickaje qe nuk me pelqeu sot) “He mi ku e ke Elvanen”? Dhe ja ku po ja jap pergjigjen... Elvana eshte aty ku ka qene gjithnje, ne skene duke dhene shpirtin, duke dhuruar momente te lumtura per te gjithe e kenge qe nuk ka njeri qe te mos i kendoje njezeri, duke dhuruar cdo here hite (dhe ketu mund te numeroni shume te tille). Keep Rocking Girl!"

Stresi u shpreh se në Eurovision nuk duhet të na përfaqësojë një kompozitor i huaj, Darko Dimitrov.

Turjan Hysko postoi një status ku shkruante se nuk ishte dakort me vendimin e jurisë dhe Europa do kërcente me Elvana Gjatën.

Edhe Elgit Doda nuk ishte dakort me jurinë dhe e quajti "gallatë" Festivalin e Këngës.


"Ti je festivali", shkruajti Jonida Vokshi.

