Mbrëmjen e djeshme në finalen e "Festivalit të Këngës", u shpall fituese Arilena Ara me këngën "Shaj" e cila do na përfaqësojë në Eurovision 2020. Ndërsa fituese e vendit të dytë Elvana Gjata, këngëtarja e cila me këngën "Me tana", këngëtarja e cila ishte më e votuara në sondazhe.
E pyetur nga mediat nëse ia dha dorën Elvanës pasi u shpall fituese, Arilena tha se në atë moment iu errën sytë dhe se nuk ka takuar akoma as mamin e saj. Arilena u shoreh se e vlerëson shumë Elvanën.
“Akoma nuk kam takuar mamin tim. Në atë moment të erren sytë, nuk e di as kë takon, as kë duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur për të gjithë koleget e mi", u shpreh Arilena.
Burimi: Gazeta Express
