U mbajt mbrëmjen e djeshme finalja e "Festivalit të Këngës", një natë plot me emocione dhe surpriza. Pas performancës së Giusy Ferrerit, Alketa nisi të prezantonte artisten e rradhës që do të vinte në skenë, por papritur e ndali fjalimin dhe u drejtua nga salla e habitur pasi pa një bebe.

"Ua është një bebe e vogël aty në sallë, ua! Po ajo bebe çfarë bën vallë në këtë orë këtu? Oh sa e mirë! Paskemi dhe një bebe të vogël fare në sallë", u shpreh Alketa. Pas performancës artistja e madhe shqiptare, Ema Qazimi përshëndeti mbesën e saj dhe Alketa tha: "Atëherë ajo bebja që pashë unë qenka mbesa jote e adhurueshme".


