Nga Shqipëria / E Diel 22 Dhjetor 2019, 23:11

Giusy Ferreri performon në 'Festivalin e Këngës' dhe flet shqip

Jo vetëm Eleni Foureira, por edhe Giusy Ferreri ka folur shqip mbrëmjen e sotme në "Festivalin e Këngës". Giusy këndoi disa nga këngët e saj më të njohura që janë kthyer në hite e dëgjohen kudo. Sapo hyri në skenë, Giusy përshëndeti shqip: "Mirëmbrëma Tirana".

Giusy këndoi edhe një duet me Alketën, këngën "Non ti scordar mai di me".

Publiku u çua në këmbë për Giusy Ferrerin dhe kërceu me këngët e saj.