Përpara netëve live të "Festivalit të Këngës" e madje përpara publikimit të këngëve në Youtube, nisën në media aludimet se kush do e fitonte festivalin. U përmend emri i Arilena Arës dhe Elvana Gjatës, mirëpo fituesi do shpallet vetëm sot me vendimin e jurisë. Pas performancave të mbrëmjes së sotme, Alketa foli për herë të parë për aludimet që u bënë në media e rrjete sociale duke u shprehur se disa mund të mbeten të pakënaqur, por fituesin do e kemi sonte më në fund.
"Këtë vit ka patur shumë baste për çmimin e parë. Aluduan në fillim për fituesin, pastaj për një tjetër e për një tjetër. Disa do mbeten të kënaqur e disa të pakënaqur, por ja do ta kemi një fitues sonte më në fund", u shpreh Alketa./Xing.al
