Nga Shqipëria / E Diel 22 Dhjetor 2019, 23:11

Publiku në këmbë për Elvana Gjatën, emocionohet këngëtarja: Këngën e kam shkruar prej shpirtit

Elvana Gjata e ka elektrizuar mbrëmjen e sotme skenën e "Festivalit të Këngës", me këngën e saj "Me tana". Pas performancës së Elvanës publiku u ngrit në këmbë duke duartrokitur e brohoritur pa pushim emrin e saj. Elvana u emocionua shumë dhe u shpreh se këngën ia dedikon të gjithë shqiptarëve.

"Faleminderit nga thellësia e shpirtit, ju i jepni kuptim jetës time dhe dua të them që e kam shkruar këtë këngë, jo se kam bërë ndonjë shkencë të madhe, por më besoni që këtë këngë e kam shkruar prej shpirtit, dedikuar të gjithë shqiptarëve. Faleminderit shumë Tirana ime, faleminderit shumë Kosovë, Maqedoni, diasporë, të gjithë shqiptarët faleminderit që e doni këtë këngë. Për mua është nderi më i madh i jetës", u shpreh Elvana ndërsa publiku e riktheu sërish në skenë duke brohoritur emrin e saj./Xing.al