Nga Shqipëria / E Diel 22 Dhjetor 2019, 22:10

Arilena performancë drithëruese në finale, publiku e rikthen 3 herë në skenë, përlotet këngëtarja

Arilena Ara ka kënduar pak më parë këngën e saj "Shaj", në finalen e "Festivalit të Këngës". Arilena Ara dha një performancë drithëruese e në fund u duartrokit fort nga publiku. Madje publiku e riktheu 3 herë në skenë Arilenën. 

"Faleminderit, ju jeni gjithë dashuria, ju jeni fitorja ime. Faleminderit! Përulem para jush", tha Arilena dhe u largua mirëpo publiku filloi të brohoriste më fort. Alketa e thirri sërish në skenë Arilenën ndërsa këngëtarja e përlotur u shpreh: "Faleminderit shumë, gjithçka doja ishte kjo".

Publiku nuk u ndal dhe thërriste vazhdimisht emrin e Arilenës, aq sa Alketa u detyrua ta thërriste për të tretën herë.