Nga Shqipëria / E Diel 22 Dhjetor 2019, 21:09

Me fustan dhe çizme: Alketa Vejsiu shkëlqen në natën finale të 'Festivalit të Këngës'

Po mbahet sonte në Pallatin e Kongreseve, nata finale e Festivalit të Këngës, edicioni i 58, nën drejtimin e Alketa Vejsiut. Nata finale është nën ritmet e këngës së Vaçe Zelës "Kur bie fyelli çiftelia". Alketa shkëlqen mbrëmjen e sotme e veshur me një fustan të shkurtër rozë dhe çizme në të njëjtën ngjyrë. Moderatorja duket plot sharm, por edhe moderne me këtë veshje.

Mbrëmjen e sotme do performojnë 12 artistët që kanë kaluar në finale dhe në fund do të shpallet fituesi që do na përfaqësojë në Eurovision.