Moderatoren bukuroshe dhe që ka dalluar për tiparet e veçanta, Fjoralba Ponarin së shpejti do e shohim në muzikë. Sot në “E Diell” në Top Channel, Fjoralba deklaroi se se së shpejti do të lançojë një album të saj dhe producent do të jetë Mc Kresha. “Së shpejti edhe unë do të lançohem në muzikë me një album timin ku producent do të jetë MC Kresha”, u shpreh Fjoralba.
Kujtojmë që vite më parë Fjoralba ka konkurruar tek "The Voice", dhe ka shfaqur talentin e saj në këndim duke performuar disa herë tek "E diell".

Pas janarit, Fjoralba do drejtojë edhe Festivalin "Jeho" që i dedikohet talenteve të rinj në muzikë.
View this post on Instagram
