Multi milioneri gjerman, Karl Reipen ka blerë një vilë luksoze në New Plymouth në Zelandën e Re, por ndihet i vetmuar. Ai kërkon 10 persona që të jetojnë me të dhe lajmin tashmë e ka shpërndarë në disa gazeta kryesore. Biznesmeni ka treguar se vila e tij ka ambiente relaksuese si shëtitje në ferma dhe vende mjaft komode.
“Mund të kënaqen gjatë shëtitjeve, peshkim, shopping, lundrim me kajak, not apo vëzhgimin e kafshëve. Nëse jeni të interesuar të jetoni me një grup njerëzish interesant, hajdeni jetoni me mua", është shprehur Karl Reipen.

Prona e biznesmenit ka një qendër kuajsh, 26 stalla, një vresht dhe një numër të madh shtëpish. Prona e tij ka vlerë e 8,5 milionë dollarëve, ndërsa çdo person që do të pranojë të jetojë me të nuk do të paguhet, por do të kenë gjithë të mirat.

