Nga Shqipëria / E Diel 22 Dhjetor 2019, 17:05

Pak orë para finales, zbulohet fituesi i 'Festivalit të Këngës'

Do mbahet sot në Pallatin e Kongreseve nata finale e "Festivalit të Këngës", ku do të shpallet fituesi që do na përfaqësojë në Eurovision. Emocionet janë të mëdha nga ana e artistëve ndërsa publiku po pret me padurim. Ditën e djeshme "Xing.al" publikoi një sondazh ku ju votuat për artistin/en që mendoni se e fiton festivalin dhe sipas publikut, Elvana Gjata do të shpallet fituese. Elvana ka fituar këtë sondazh me 63% të votave. Në vend të dytë është Arilena Ara me 19% të votave dhe në vend të tretë Era Rusi me 5% të votave. Megjithatë këto janë votat e publikut ndërsa në festival vendos një juri. Na mbetet të presim edhe pak orë për të zbuluar se kush do të jetë fituesi.