Nga Shqipëria / E Diel 22 Dhjetor 2019, 16:04

Martohet për herë të dytë aktorja shumë e dashur për shqiptarët

Aktorja, filmat e të cilës i mbajmë mend edhe sot e kësaj dite, Hilary Duff është martuar për herë të dytë. Aktorja është martuar me partnerin e saj prej 3 vitesh Matthew Koma.

Çifti mbajtën një ceremoni private në kopshtin e banesës së tyre të shtunën. 

"Ishte një festë dashurie, një ceremoni e vogël dhe private në shtëpinë e saj me miqtë dhe familjen", tha një burim për Just Jared.

Hilary dhe Matthew u bënë me vajzë vitin e kaluar dhe u fejuan në maj të këtij viti.

Hilary dhe Matthew janë bashkë që prej vitit 2017. Aktorja ka edhe një djalë nga martesa e saj e mëparshme.