Nga Shqipëria / E Diel 22 Dhjetor 2019, 15:03

Fatma flet për marrëdhënien e veçantë me vjehrrën: Do doja t’i ngjaja

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në "Mos i fol shoferit", në RTV Ora. Ajo ka folur gjerë e gjatë për lidhjen me Aflion, fillimet e tyre e mes të tjerash dhe për marrëdhënien me vjehrrën.

Fatma ka treguar se Aflio i thoshte gjithmonë që kishte shumë gjëra të përbashkëta me nënën e tij, që para se ajo ta takonte këtë të fundit. Po ashtu shprehet se donte shumë t’i ngjante pasi është njeri i mrekullueshëm.

“Do doja shumë t’i ngjaja sepse ka shumë karakter të fortë, është natyrë vetësakrifikuese që sakrifikon shumë për familjen, për fëmijët dhe është shumë e hijshme. Unë jam shumë me fat që çuni im do ketë një gjyshe aq të mrekullueshme sa mami i Alfios. Nuk ka gjë më të bekuar sesa të kesh një familje kaq të mire”, është shprehur moderatorja.