Nga fundi i muajit Gusht, Robert Berisha, përmes një postimi të bërë në rrjete sociale deklaroi ndarjen nga këngëtarja e njohur Nora Istrefi. Ai u shpreh se dashuria mes tyre kishte përfunduar por pavarësisht të gjithave do mbeteshin miq të mirë.

Dyshja e kanë provuar se kanë ruajtur një raport të mirë, pasi e kanë mbështetur publikisht njëri-tjetrin. Roberti është një ndër finalistët e edicionit 58 të ‘Festivalit të Këngës’, me këngën ‘Ajo nuk është unë’, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Nora ka publikuar në Instastoryn e saj, një video nga performanca e Robertit në festival, duke e mbështetur publikisht. ‘Suksese’, shkruan këngëtarja krahas videos. Urimin e saj Roberti e ka shpërndarë në Instagramin e tij.

