Nga Shqipëria / E Diel 22 Dhjetor 2019, 13:01

Me një të puthur, Faton Shoshi konfirmon lidhjen me modelen shqiptare

Jeta private e menaxherit të VIP-ave, Faton Shoshit, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave pasi shpeshherë është përfolur për lidhje me personazhe të njohura. Së fundmi ai po përflitej për një romancë me modelen shqiptare Lorena Haliti.

Dyshja janë fotografuar shpesh së bashku e për më tepër kanë publikuar dhe vetë foto në rrjete sociale. Mirëpo kjo lidhje është konfirmuar vetëm së fundmi. Fatoni ka postuar një foto në Instagram, ku shihet pranë modeles, duke i dhuruar një puthje kësaj të fundit.