Nga Shqipëria / E Diel 22 Dhjetor 2019, 12:12

Fansi pret dorën për të gdhendur emrin e Kiarës, reagon moderatorja: Jam shumë e mërzitur

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, gëzon një numër të madh fansash, të cilët gjejnë mënyrë të ndryshme për t’i shprehur dashurinë por jo gjithmonë janë të duhurat. Një ndër ta, thjesht për t’i provuar se ndjen dashuri të vërtetë ndaj saj, ka prerë krahun dhe ka gdhendur emrin ‘Kiara’. ‘A e beson tani se të dua?’, ka shkruar fansi ndërkohë që ka publikuar një foto në Instagram.

Ky veprim e ka mërzitur shumë moderatoren e cila të njëjtën foto e ka publikuar në Instastoryn e saj. “Sapo pashë këtë foto dhe jam mërzitur shumë. Nuk do të toleroj të tilla forma të shprehjes së dashurisë, pasi ka mënyra të tjera. Nuk ka pse të lëndohet askush për vëmendjen e një personazhi që pëlqen. Nëse ndodh përsëri do të bllokohen këto faqe. Do mundohem t’i përgjegjem të gjitha mesazheve tuaja, më besoni që nuk kam mundësi t’i shikoj të gjitha se janë shumë. Ju puth dhe ju dua fort, dhe ju falenderoj për mbështetjen që më jepni cdo ditë, por ju lutem jo veprime të tilla”, ka shkruar Kiara e prekur.