Nga Shqipëria / E Diel 22 Dhjetor 2019, 12:12

Konkurrenca zero: Bëhen bashkë ‘Shiko kush luan’ dhe ‘Klanifornia’

Me datë 5 Tetor startuan emisionet ‘Shiko kush luan’ nga Luana Vjollca dhe ‘Klanifornia’ nga Marina Vjollca, në të njëjtin orar, dhe fillimisht u mendua se dy motrat do të bënin garë për shikueshmëri. Por Vjollcat e kanë mbështetur njëra-tjetrën duke treguar se mes tyre nuk ekziston konkurrenca.

Mbrëmjen e djeshme i gjithë stafi i ‘Klanifornias’ kanë darkuar së bashku për të festuar mbylljen e vitit. Marina ka publikuar në Instastoryn e saj një video të stafit duke kënduar e kërcyer me këngën e Luanës, e ndërkohë ka etiketuar të motrën.

Ky veprim iu ka bërë shumë përshtypje ndjekësve dhe Luana e ka publikuar po ashtu në profilin e saj, duke shkruar: “Stafi i ‘Klanifornia’ me këngën e ‘Shiko kush luan”. Pra konkurrenca është zero dhe muzika i ka bërë bashkë dy emisionet.