Çifti i njohur i Showbizit Vesa Luma dhe Big Basta së bashku me djalin e tyre, Lianin janë shpërngulur në Zelandën e re që prej dy vitesh. Ata publikojnë vazhdimisht foto dhe video në profilin e Instagramit nga momentet e tyre familjare.

Së fundmi, Vesa ka postuar një foto ku shihet e lumtur pranë bashkëshortit, duke shkëmbyer një të puthur. "Kush po mundohet me nda Kosoven e Shqipnin -ju pershendesim ngrohtesisht", shkruan ajo krahas fotos.

Një ndjekësi nuk i ka pëlqyer patriotizmi i treguar nga këngëtarja, ndërkohë që këta të fundit ndodhen në Zelandë dhe jo në atdheun e tyre. "Nga Zelanda e re përshëndesni dhe jeni të shqetësuar ?? Lërini patriotizmat nga jashtë", ka komentuar ai. Vesa nuk ia ka përtuar një përgjigje, duke i treguar se sado larg dashuria do të mbijetojë gjithmonë. "kush tha qe u shqetesuam? Ne kemi nje fryt te dashnis tone qe i perket dy vendeve njesoj,eshte Shqiptar dhe kete gje nuk e ndryshon asnje politik e askush ne bote! Edhe ne Mars me shku prap dashnija do te mbijetoj. Gjithmone!", shkruan Vesa.

