Jemi në muajin dhjetor dhe në ajër ndihet atmosfera e festave. Shumë nga personazhet e Shoëbizit kanë zbukuruar shtëpitë e tyre, kanë rregulluar pemën, kanë përgatitur dhuratat dhe po presin Krishtlindjet dhe natën e ndërrimit të viteve. Kështu dhe moderatorja e njohur Arbana Osmani, e cila me anë të një fotoje ka treguar se përgatitjet në shtëpinë e saj kanë përfunduar dhe vogëlushi Joni, nuk di t’i ndahet pemës.

Arbana ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet pema e Krishtlindjeve, të cilën e ka rregulluar me zbukurime nga më të ndryshmet. Poshtë pemës, shihet një mal me dhurata dhe kudo nëpër shtëpi ka buqeta me lule. Kjo po që është atmosferë festash! Po ashtu moderatorja ka treguar se Joni ndihet i magjepsur, aq shumë sa fle te pema. Në foto vogëlushi shihet që sapo është zgjuar nga gjumi, i veshur me pizhame dhe në duar mban një lodër pellushi.

