Të shtunën e 5 Tetorit, nisi spektakli i shumëpritur "Klanifornia show" në drejtimin e moderatores Marina Vjollca, me producent Turjan Hysko dhe me një kast aktorësh shumë të njohur e të dashur për publikun. Delinda Disha, Visjan Ukcenaj, Jul Deda, Olsi Bylyku e shumë të tjerë, janë bërë bashkë për të dhuruar cdo të shtunë sa më shumë të qeshura.
Së fundmi, të gjithë kanë darkuar së bashku në këtë prag festash. Aktorja e mirënjohur Delinda ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihen emrat e lartpërmendur e shumë të tjerë, i gjithë stafi i ‘Klanifornias’, duke kaluar një mbrëmje të këndshme. “Gezuar nga #Klanifornia dhe zoti ju bekofte te gjitheve ne kete prag festash”, shkruan aktorja krahas fotos.

