Pak muaj më parë u bë e ditur se "INTV" do të mbyllet dhe një nga moderatoret që punonte në këtë televizion ishte Fatma Methasani. E ftuar mbrëmjen e sotme në "Mos i fol shoferit", Fatma tregoi se shkëputja nga INTV, aty ku mori edhe famën me emisionin "Fun day", ishte shumë e dhimbshme.

"Ishte shumë e dhimbshme shkëputja nga InTV. Shyqyr që ndodhi në një periudhë ku unë isha shumë e shpërqëndruar tek shtatzënia dhe më ka ndihmuar shumë që ta kaloja përciptazi gjithë situatën se isha shumë e hallakatur", u shpreh Fatma.

Moderatorja u shpreh se po punon për disa projekte të reja, por rikthimin në ekran e sheh pasi të shijojë lindjen e djalit.

