Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Dhjetor 2019, 23:11

'Nuk ke turp', Rudina Dembacaj merr në telefon Alfion dhe e bën për një lekë

Fatma Methasani është e ftuar mbrëmjen e sotme në "Mos i fol shoferit", ku gjatë emisionit ka folur për shtatzëninë dhe marrëdhënien me Alfion. Fatma tregoi se Alfio ndonëse është kuzhinier nuk gatuan asnjëherë në shtëpi dhe Rudina Dembacaj i kërkoi ta merrte në telefon.

Biseda mes Rudinës dhe Alfios:

Rudina: Po mirë o zotëri a nuk ke turp që nuk i gatuan gruas në shtëpi?

Alfio: Gënjen nuk është e vërtetë.

Rudina: Si nuk është e vërtetë?

Alfio: Gatuaj ndonjëherë

Rudina: Kur? 1 herë në vit?

Alfio: Po mirë është njësoj sikur ti të bëje një emision në mëngjes, një emision pasdite dhe një emision në darkë.

Rudina: Nuk ka asnjë justifikim

Alfio: Në rregull nuk ke faj.