Aktori i njohur i Klanifornias, Visjan Ukcenaj ishte i ftuar sot në "Pop culture" ku në rubrikën "Një ditë me Dojnën", ka folur për karrierën dhe jetën e tij private. I pyetur nga Dojna se sa para fiton, Visjani u shpreh: "Me thënë të drejtën jam shumë i pasur, jam ndër njerëzit më të pasur që njoh sepse kam një djalë të shëndosh si drita, kam partneren dhe jam shumë i lumtur me familjen time. Bëj një jetë shumë normale, pasuria ime e vetme është familja, s’kam asnjë pasuri tjetër. Praktikisht nga ana monetare mund të them edhe që jam i varfër".
Visjani u revoltua teksa fliste për vajzat që kanë makina luksoze duke u shprehur se ai vetë ka punuar gjithë jetën dhe nuk blen dot një shtëpi. "Si ka mundësi more plak unë kam gjithë jetën që punoj, jam lodhur kam bërë 2-3 punë dhe s’kam mundësi të ble një shtëpi, një makinë luksoze, si ka mundësi dikush që s’ka bërë asgjë në jetë ka nxjerrë b*thën në Instagram ka makina ka çdo gjë. Kjo me irriton sepse shikon në fund të muajit je aty ku ishe, je gropë prap", u shpreh Visjani.
