Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Dhjetor 2019, 21:09

'E hodhi bombën', Juliana Pasha bën deklaratën e papritur për Arilenën dhe Elvanën

Është një garë e fortë këtë edicion mes artistëve që konkurrojnë në "Festivalin e RTSH-së". Teksa finalja do mbahet të dielën, publiku e ka zgjedhur tashmë të preferuarin e tij dhe disa artistë kanë deklaruar publikisht se kë mbështesin. Një deklaratë lidhur me festivalin ka bërë edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Juliana Pasha. Këngëtarja në një postim në Instagram shprehet se kënga e Arilenës "Shaj" dhe e Elvana Gjatës "Me tana", janë ato që i pëlqejnë më shumë dhe e ka shumë të vështirë të zgjedhë.

"E hodhi bombën Arilena. Dy pretendentet kryesore, Arilena Ara dhe Elvana Gjata. Janë shumë të ndryshme por tepër të denja në performancat e tyre. Shumë e vështirë për të zgjedhur të preferuarën mes energjisë "Me tana" dhe drithërimës "Shaj” shkruan Juliana Pasha.