Moderatori Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij, Qëndresa Bajrami, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të 2018-ës. Në jetën e tyre erdhi një vajzë të cilës i vendosën emrin e veçantë Rroa.

Kjo e shtunë për ta është një ditë shumë e rëndësishme, pasi Rroa feston 1 vjetorin. Labinoti ka publikuar një foto të ëmbël familjare në profilin e tij të Instagramit, ku shihet pranë së shoqes dhe vogëlushes. Ai ka shkruar për të bijën një urim plot dashuri, duke treguar se ndihet babai më i lumtur në botë.

"21.12.2018 ora 11:50 Bekimi im, jeta ime sot 1 vjet ma jepe epitetin e te qenurit Baba, jam Babi ma i lumtur ne bote qe kam nje vajze si ti! Rroa ime urime ditelindjen e pare festofsh gjithmone me shendet e me gjitha te mirat e Zotit. Qendresa faleminderit per cdo gje ne kete jete e me fal ti edhe Rroa qe nuk kam qene cdo minute e ore afer jush. Kjo eshte Engjellusha e Babit vet! Rroa ju pershendet te gjitheve me ditelindjen e pare", shkruan ai krahas fotos. Labinoti dhe Qendresa kanë organizuar për Rroan një festë plot me tollumbace shumëngjyrësh, me tortën e ditëlindjes e shumë të tjera.

