Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Dhjetor 2019, 14:02

Një magji: Publikohet kolona zanore e filmit ‘I love Tropoja’

Me datë 26 Janar pritet të dalë në kinema filmi “I love Tropoja”, nga Ermal Mamaqi, premiera e të cilit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Para disa ditësh, Ermali zbuloi se i madhi Valentin Veizi ka kompozuar kolonën zanore të filmit.

Ditën e sotme, përmes një postimi të bërë në Instagram, ai ka bërë të ditur se vargjet e këngës janë shkruar nga poetja Alma Papamihali, poezitë e së cilës janë përmbledhur e përkthyer në disa gjuhë të botës si në gjuhën franceze apo në atë rumune. Alma është anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve në Gjermani dhe po ashtu themeluese dhe mësuese e shkollës shqipe "Iliria" në Gjermani.

Kënga mban titullin ‘Një mall i zjarrtë të merr për mua’ dhe Ermali shprehet se muzika nga Veizi në bashkëpunim me vargjet e Almës, janë një magji e vërtetë. "Kolona zanore e "I love Tropoja" po vjen.
Muzika e Valentin Veizit dhe vargjet e Alma Papamihalit janë magji", shkruan Ermali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kolona zanore e @ilovetropoja_filmi po vjen. Muzika e Valentin Veizit dhe vargjet e Alma Papamihalit janë magjik. ð??ð??ð??½ð??ð??¥â¤ð???ð??

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on