Tërmeti i 26 Nëntorit përpos humbjeve në njerëz, shkaktoi dhe shumë dëme materiale. Shumë familje mbetën pa strehë dhe po ashtu institucione të tilla si shkolla u dëmtuan. Mbrëmjen e djeshme në Parkun Olimpik të Tiranës, është mbajtur një koncert solidariteti “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se nga ky koncert janë grumbulluar 1 milion euro që do të shkojnë për rindërtimin e shkollave.
“TI NUK DO JESH KURRË VETËM”
Të gjithë sëbashku në mbështetje të atyre që kanë sot nevojë më shumë se kurrë për të gjithë ne.
Faleminderit!
Burimet bejne me dije se nga Koncerti i Solidaritetit që u mbajt në Tiranë u arkëtuan 58.570.382 lekë nga biletat.
Donacionet:
10 milion lekë donacion nga ‘Bnes Albania’;
100 mijë Euro, donacion nga kompania ‘Brunes’;
200 mije Euro, donacion, ‘Spitali Amerikan’ ;
100 mije Euro, ‘Air Albania’ ;
50 mije euro ‘Firma Novamat’ nga Prishtina", ka shkruar Rama.
