Këngëtarja e njohur Enca Haxhia dhe reperja Rina Balaj, janë takuar së fundmi. Dyshja kanë publikuar foto në praninë e njëra-tjetrës dhe kanë nisur aludimet se do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim.

Në një foto të postuar nga Rina, ajo shkruan: “Justin Bieber dhe Selena Gomez janë sërish bashkë djema”.

Të njëjtën foto e ka publikuar dhe Enca, e cila ka postuar dhe një video në shoqëri të reperes. Mbetet të presim për të kuptuar nëse ky takim do t’i bëjë bashkë në muzikë dhe nëse është kështu, duhet të bëhemi gati se do të jetë hit.

