Nata e dytë e “Festivalit të Këngës” po mbahet këtë të premte në Pallatin e Kongreseve. Dy ndër artistët konkurrentë janë Stresi dhe Eli Fara, të cilët kanë bashkëpunuar për këngën ‘Bohem’.

Eli Fara ka treguar se e kishte menduar prej kohësh të bënte një bashkëpunim me një artist të brezit të ri dhe ka zgjedhur Stresin, sepse ajo shikon tek ai një botë shpirtërore shumë të butë, sensuale dhe një zë të veshur me muzikalitet. Dyshja kanë performuar në skenën e rëndësishme të “Festivalit të Këngës” dhe kanë dhuruar një performancë shumë energjike, të cilën mund ta shikoni më poshtë:
