Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e edicionit 58 të “Festivalit të Këngës”. Kjo natë, ka rikthyer pas shumë vitesh në skenën e RTSH-së, artisten e mirënjohur shqiptare, Lindita Theodori.
Lindita jeton prej vitesh në Londer por këtë mbrëmje ajo u rikthye për të ndezur skenën e festivalit. Ajo ka performuar këngën shumë të pëlqyer nga publiku, të titulluar ‘Kafe Flora’. Pas performancës, artistja ka mbajtur dhe fjalim: “Jam jashtë mase e lumtur në këto momente, fluturoj me krahë. T’iu them një sekret: Unë jam larguar nga skena e këtij festivali në vitin 1989, ka kaq shumë vite, sigurisht që unë kam kënduar në cdo vend të botës ku ka shqiptarë, po ka kaq shumë vite që më ka munguar kjo skenë që më ka rritur, që më keni munguar ju, ju jeni miqtë e mi të dashur, jo vetëm ju, por dhe ata që na shikojnë nga ekrani, festivali gjithashtu. Së bashku, më keni rritur mua me kaq shumë dashuri dhe respekt. Nuk di si t’ua shpërblej. Do doja të kisha një jetë shumë të gjatë që të mundja”, është shprehur Lindita.
View this post on InstagramPas shumë vitesh, Lindita Theodori rikthehet në "Festivalin e Këngës" ð??
