Nga Shqipëria / E Premte 20 Dhjetor 2019, 22:10

‘Nuk mund të martohesh’, një grua ndërpret dasmën dhe godet nusen

Në një ceremoni martesore në Meksikë, një grua ka ndërprerë dasmën duke i bërtitur dhëndrit që nuk mund të martohej pasi ajo ishte e dashuruar me të. Emri i saj nuk është përmendur në media, por videoja po bën xhiron e rrjetit.

Mediat e huaja kanë treguar se ajo bërtiste: “Nuk mund të martohesh, unë të dua”. Po ashtu ajo ka tentuar të godasë partneren aktuale të dhëndrit, por ky i fundit ka kërkuar që ta nxirrnin jashtë.

Burimi: 'Daily Mail'