Nga Shqipëria / E Premte 20 Dhjetor 2019, 21:09

E bija erdhi në jetë më herët nga ç’pritej, Anjeza Shahini flet për vuajtjet e lindjes

Me datë 14 Dhjetor të 2018-ës, këngëtarja shumë e dashur për publikun Anjeza Shahini, është bërë nënë për herë të parë me një vajzë nga martesa me diplomatin anglez Paul Edward Conolly. Vajzës i vendosën emrin Viktoria, shkurt Tori, dhe para pak ditësh kanë festuar ditëlindjen e saj të parë bashkë me pagëzimin.

Pasditen e sotme, Anjeza dha një intervistë ekskluzive në emisionin "Rudina", nëpërmjet Skype. Ajo ka treguar të reja nga jeta profesionale dhe ajo private po ashtu, sidomos për të bijën. Këngëtarja ka treguar se ardhja në jetë e vogëlushes së saj ka ndodhur më herët seç pritej.  Tori ka lindur 26-javëshe dhe Anjezës i është dashur të qëndrojë plot 3 muaj në spial.

“Tori lindi dhe ka qenë goxha më herët nga ç’pritej. Ajo lindi vetëm 26- javëshe, ka qenë shumë më herët. Kemi patur një vit paksa të vështirë nga kjo anë. Ne kemi kaluar 3 muaj bashkë në spital sepse nuk ishte e gatshme të vinte në shtëpi. Por falë Zotit, ajo është absolutisht një mrekulli, tashmë është shumë mirë, çdo gjë është në rregull”, ka treguar ajo.