Nga Shqipëria / E Premte 20 Dhjetor 2019, 21:09

Hapi ‘Festivalin e Këngës’, Jonida flet për emocionet: ‘Harroja që nuk mundem të fluturoj’

Mbrëmjen e djeshme, nata e parë gjysmëfinale e edicionit 58 të ‘Festivalit të Këngës’ u hap nga këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, si fituese e edicionit të kaluar. Ajo performoi këngën ‘Ktheju tokës’ me të cilën na përfaqësoi në Eurovision.

Së fundmi Jonida ka publikuar një video nga mbrëmja e djeshme, duke kënduar, dhe ka shkruar rreth emocioneve që ka ndjerë.

“Sërish rrëqethem, emocionohem dhe përjetoj kaq shumë adrenalinë kur këndoj ‘Ktheju tokës’. Faleminderit zysha ime e dashur për këtë këngë të magjishme që e dua kaq shumë. Këtë performancë e shijova përpos frikës së shkallëve. Sa hera herës harroja që nuk mundem të fluturoj e megjithatë mbrëmë këtë ndjesi e përceptova falë skenës së magjishme që realizuat më shumë përkushtim Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu”, shkruan Jonida.