Nga Shqipëria / E Premte 20 Dhjetor 2019, 21:09

Nata e dytë: Alketa Vejsiu mahnit me pamjen në 'Festivalin e Këngës'

Po mbahet mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve nata e dytë e "Festivalit të Këngës", nën drejtimin e Alketa Vejsiut. Përpos performancave të artistëve, një vëmendje të madhe merr edhe Alketa Vejsiu me paraqitjen e saj. Alketa e ka nisur mbrëmjen e veshur me një fustan të zi tyli dhe duket shumë elegante. Moderatorja i ka kapur flokët e ka vendosur vëth duke e plotësuar pamjen në detaje. 

Kujtojmë që natën e parë të festivalit, Alketa ndërroi tre fustane dhe kështu pritet të ndodhë edhe mbrëmjen e sotme.