Nga Shqipëria / E Premte 20 Dhjetor 2019, 20:08

Lidhja është lënë në të shkuarën, por Ledri bën veprimin e papritur për Dua Lipën

Vite më parë këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe reperi i njohur Ledri Vula, kanë qenë në një lidhje, e cila është komentuar gjatë në media. Pas ndarjes, dyshja ruajti një raport miqësor e për më tepër edhe familjet e tyre shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Së fundmi Dua ka publikuar disa foto në profilin e saj të Instagramit ku shihet e veshur me një xhup rozë, pantollona dhe cizme të zeza. Fotot kanë marrë komente të shumta, mes të cilave vihet re dhe një koment nga Ledri. ‘Ftoht’ ka shkruar ai, shoqëruar nga një emoji i ngrirë. Ndonëse dyshja kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë, komenti i reperit në fotot e Duas, ishte i papritur për fansat.