Nga Shqipëria / E Premte 20 Dhjetor 2019, 20:08

Ledri flet për dasmën e tij: Gjyshërit më bëjnë presion

Ditën e dielë Kresha kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me Erzinën. Këngëtari i njohur Ledri Vula e uroi publikisht duke u shprehur se është i fundit nga shokët që ka mbetur pa u martuar. Të gjithë fansat filluan ta nxisin, duke i kërkuar që të martohet sa më parë. Por cilat janë planet e vërteta të këngëtarit?

Gjatë një interviste në Prishtinë me Andi Vrapin, ky i fundit e ka pyetur nëse ka në plan të martohet. Ledri ka rrëfyer se preferon të qëndrojë beqar dhe për ca kohë.  “Kam vakt me u martu. Po e mbaj stafetën e beqarit edhe pak, s’di bro. Më së shumti presionin e kam nga gjyshi dhe gjyshja, po kismet kadalë kadalë”, është shprehur ai.

Burimi: "Iconstyle"