Këngëtari i njohur Kastro Zizo është një ndër konkurrentët në edicionin 58 të ‘Festivalit të Këngës’. Ai ka konkurruar me këngën e titulluar ‘Asaj’, të cilën ia ka dedikuar nënës së tij të ndjerë.

I ftuar në “Pasditja ime” ditën e sotme, Kastro Zizo ka folur pikërisht për këtë. “Kam dashur t’ia dedikoja me herët, por vendosa që ta bëj në skenën e festivalit të madh. Nuk ia kam premtuar. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, mund t’i dedikoj edhe një film, një video, nuk jam i vetmi që kam humbur nënën por si mesazh qëndror kam dhënien e dashurisë ndaj nënës sa është ende në jetë, pasi më pas është vonë”, është shprehur ai.

Këngëtari ka treguar se kënga është përgatitur për 3-vjetorin e ndarjes nga jeta të nënës dhe fillimisht ia kishte treguar motrës dhe babait, ku ky i fundit ishte përlotur.

Po ashtu Kastro ka rrëfyer se e ëma nuk ishte fansja e tij, që kishin një raport në dukje të ftohtë por që nga brenda ziente nga një dashuri e madhe. “Nuk ka qenë fansja ime. Kam pasur një raport jo tipik që shohim vërdallë. I ftohtë por që përbrenda vlonte dhe kishte një dashuri të madhe. Ka pasur shumë momente që i kam krijuar probleme por nuk ia kam shprehur si duhet ndjenjat, dashurinë. Kam qenë arrakat e më ka bërë kritika, unë i besoja kritikat e saj”.
Burimi: "Iconstyle"
