Yuri Kim, e rritur në Korenë e Jugut dhe rritur në ishullin e Guamit, do të jetë zyrtarisht amabasadorja e re e SHBA-ve në Shqipëri. Ajo është propozuar nga presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti dhe ka një karrierë të pasur diplomatike.
Ajo ka gëzuar disa poste shumë të rëndësishme si:
Drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë
Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara.
Burimi: ‘Gazeta Reforma’
