Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit. Së fundmi, Bebe ka treguar se ndonëse tani është shumë e famshme dhe numëron fansa të shumtë, fillimi i karrierës ka qenë i vështirë. Mirëpo ajo është në gjendje ta bëjë të njëjtën rrugë sërish falë dashurisë që fansat e saj i kanë dhuruar.

Bebe ka publikuar në profilin e saj të Instagramit dy foto të rrugëtimeve të saj në karrierë, krahas të cilave shkruan: “(2015-2019) Mesi i dekadës përkundrejt fundit të dekadës. Udhëtim i gjatë. Lotë djersë e gjak. Do ta bëja përsëri. Unë i dua fansat e mi, ju dua shumë të gjithëve. Faleminderit”.




