Nga Shqipëria / E Premte 20 Dhjetor 2019, 16:04

‘Gjak, djersë, lot’, Bebe Rexha flet për vuajtjet për të arritur ku është sot

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit. Së fundmi, Bebe ka treguar se ndonëse tani është shumë e famshme dhe numëron fansa të shumtë, fillimi i karrierës ka qenë i vështirë. Mirëpo ajo është në gjendje ta bëjë të njëjtën rrugë sërish falë dashurisë që fansat e saj i kanë dhuruar.

Bebe ka publikuar në profilin e saj të Instagramit dy foto të rrugëtimeve të saj në karrierë, krahas të cilave shkruan: “(2015-2019) Mesi i dekadës përkundrejt fundit të dekadës. Udhëtim i gjatë. Lotë djersë e gjak. Do ta bëja përsëri. Unë i dua fansat e mi, ju dua shumë të gjithëve. Faleminderit”.