Vajza e gazetarit të njohur, Sokol Ballës, Belen feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë Balla ka postuar një foto krah vajzës dhe i bën një dedikim prekës dhe po aq të bukur. Gazetari i premton të bijës që do i qëndrojë pranë gjithë jetën dhe i uron të ketë lumturi.
"Nuk mund të them që mund të jem aty për ty gjithë jetën tënde, por të premtoj që do të qëndroj pranë gjithë jetën time. Babi të do princeshë. Uroj që të kesh një jetë të mbushur me lumturi dhe shkëlqim. Gëzuar ditëlindjen Belen", shkruan Sokol Balla.

