Nga Shqipëria / E Premte 20 Dhjetor 2019, 13:01

Nusja e këngëtares shqiptare po bëhet nënë, pozon me barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Remzie Osmani do bëhet gjyshe. Nusja e saj, Gëzimja ka postuar në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur duke konfirmuar kështu lajmet që prej kohësh qarkullonin në media. Gëzimes i ka rënë një nur shumë i bukur shtatzënie teksa shfaqet duke pozuar në ambientet e shtëpisë.

Bukuroshja ishte kujdesur gjatë këtyre muajve ta fshihte barkun e rrumbullakosur.

Gëzimja u martua me djalin e Remzies, Hamzain në prill të këtij viti.

Remzia ka shprehur dëshirën që fëmija të jetë vajzë, megjithatë çifti ende nuk e ka zbuluar gjininë./Xing.al