Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira do të performojë në finalen e "Festivalit të Këngës" dhe pritet ta elektrizojë skenën me performancën e saj. Eleni duket se e ka ndjekur mbrëmë natën e parë të festivalit pasi ka deklaruar publikisht edhe kush është e preferuara e saj. Eleni ka postuar në Instastory këngën e Elvana Gjatës dhe shkruan: "E preferuara ime". Më pas Elvana e ka ripostuar foton dhe e quan Elenin mbretëreshë. "Të dua shumë mbretëreshë", i ka shkruar Elvana.

