Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk i kanë marrëdhëniet mirë me njëra-tjetrën. Për këtë shkak dy këngëtaret janë komentuar shumë në media. Mirëpo ndonëse me njëra-tjetrën nuk flasin, familjet e tyre kanë qenë miq shumë të mirë. Së fundmi është publikuar një foto e vjetër e gjyshërve të Ritës dhe Duas. Foto është realizuar në vitet '50 të shekullit të kaluar me dy zotërinjtë, Besim Sahatçiu dhe Seit Lipa krah njëri-tjetrit si dy miq të mirë.

Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra flimave, regjisor i teatrit dhe i disa emisioneve televizive, ka punuar katër vite si përkthyes në Rilindje. Ndërsa Seit Lipa ka qenë historian e intelektual i shquar shqiptar, i njohur për kulturën e tij dhe elegancën mashkullore.
Burimi: Prive.al
