Nga Shqipëria / E Premte 20 Dhjetor 2019, 00:12

Nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë që Vilma Masha i vendosi vogëlushes

Mëngjesin e ditës së djeshme, moderatorja Vilma Masha u bë nënë për herë të parë. Vilma solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e dha vetë ajo me një postim në Instagram ku shfaqej duke i mbajtur dorën vogëlushes. "Sot në mëngjes, zoti më bekoi me një ëngjëll të vogël. Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin", shkruante Vilma. 

Mësohet se moderatorja i ka vendosur vajzës emrin e veçantë Sea. E ftuar tek "Rudina" pak kohë më parë Vilma tregoi se e ka pasur gjithnjë dëshirë të bëhej me vajzë. 

E pyetur si e mësoi që ishte shtatzënë, Vilma tregoi: "Bëra testin e shtatzënisë, isha me bashkëshortin, e prisja, kishim dëshirë të bëheshim me fëmijë. Kur pashë dy viza ishte shumë emocionuese, u hutova, fluks emocionesh".