Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 23:11

'Sali Berisha, Edi Rama dhe Jozefina Topalli' bëhen bashkë në ‘Festivalin e Këngës’

Nata e parë gjysmëfinale e edicionit 58 të ‘Këngës Magjike’ është mbajtur këtë të enjte. Pas performancës së 10 artistëve konkurrentë, publikut i ishin rezervuar disa surpriza, sic ishte ngjitja në skenë e këngëtarit me famë botërore Mahmood dhe për herë të parë në një bashkëpunim ‘Edi Rama, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli’.

Aktorët e mirënjohur të humorit, Drilon Hoxha, Florjan Binaj dhe Rudina Dembacaj kanë imituar figurat e lartpërmendura të politikës, duke sjellë të qeshura pafund në rradhët e publikut. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sali Berisha, Edi Rama dhe Jozefina Topalli bëhen bashkë në "Festivalin e Këngës"

A post shared by Xing.al (@xing.al) on